Gazeta Shqiptare

Rama nuk tërhiqet: Do të zbatojmë kontratën me popullin deri në fund

Kryeminist­ri ka deklaruar se opozita do të dalë nga zgjedhjet vendore më e vogël Protestat, një film i parë sa herë afrohen zgjedhjen

-

Kryeminist­ri Edi Rama ka përjashtu ar sërish në mënyrë kategorike mundësinë e dorëheqjes dhe krijimit të një qeverie transitore, siç edhe kërkon opozita. Nga Puka, ku vijoi turin e tij të takimeve "Bashkia që duam", kryeminist­ri Rama nuk ka lënë pa komentuar edhe zhvillimet e fundit politike në vend dhe në mënyrë të veçantë nismën e opozitës për të djegur mandatet e deputetëve. Ai u shpreh i qartë, pavarësish­t presionit në rritje të opozitës, se do ta çojë deri në fund kontratën e qeverisjes me qytetarët, madje duke bërë të ditur se do synojë të fitojë edhe zgjedhjet si ato vendore të 30 qershorit, ashtu edhe ato parlamenta­re të 2021. "Nuk kemi rrugë tjetër. Detyra jonë është të zbatojmë kontratën me popullin dhe të imponojmë atë që ka imponuar populli në zgjedhje. Kjo është e gjitha, të tjerat janë të thjeshta për t'u kuptuar. Për sa kohë do mendoni se shqiptarët do i bëni për budallenj, do ju lënë ku keni vendin, por edhe më pak do mbeteni. Në ballafaqim­in e ardhshëm zgjedhor, populli do i lë aty ku janë po do jenë më pak seç janë sot", - u shpreh kryeminist­ri Edi Rama. Duke u ndalur te protesta e opozitës, ai theksoi se kjo është një histori që përsëritet nga opozita sa herë që është para një palë zgjedhjesh. "Një rrugë që është e njohur për të gjithë, është një film i parë. Sa herë afrohen zgjedhjet, nisin avazin se nuk fitojnë dot. Ndërtuan një çadër, bllokuan rrugën dhe bënë çmos të shmangin zgjedhjet", - u shpreh Rama. Por, kësaj here sipas tij, opozita ka edhe një arsye akoma më të madhe që proteston dhe kjo ka të bëjë me reformën në drejtësi dhe ngritjen e institucio­neve të reja të drejtësisë. "Sot e njëjta situatë, ndërsa reforma në drejtësi po ecën dhe po hyn në fazën e ngritjes së institucio­neve. Ata i vihen barrikadë vendit e drejtësisë e përdorin argumente vetëdiskri­tituese. Kujt shqiptari që di sadopak për procesin zgjedhor mund t'i besohet se këta që flasin për blerje votash janë zgjidhja e jo problemi, këta që flasin për korrupsion e varfëri janë zgjidhja e jo problemi. Kjo është arsye sa herë ka zgjedhje e nuk fitojnë dot, dalin nga binarët si mënyra për t'i ikur ballafaqim­it me qytetarët e zgjedhësit", - deklaroi më tej Rama. Ai refuzoi edhe akuzat e opozitës për blerje votash nga socialistë­t, duke u kujtuar atyre se në zgjedhjet e shkuara vendore kishin ministrin e Brendshëm dhe të gjitha institucio­net që merreshin me zgjedhjet. "Flasin për zgjedhjet e shkuara, po kush e ka harruar se në zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri,

kishin ministrin e Brendshëm, kishin institucio­net. Si u blenë votat nga ne? Ua dhamë mundësinë, ua dhamë të gjitha, por me një kusht, të njohin rezultatin. Ngatërrojn­ë popullin në demokraci me punonjësit e bashkive apo ndjekësit fanatikë që i mbledhin për demonstrim­e force.

Shumë keq për ta, aspak mirë për vendin", - nënvizoi kryeminist­ri. Gjatë fjalës së tij, Rama tha se Puka sot ka pësuar një transformi­m të madh, ndërsa nuk ka lënë pa akuzuar edhe opozitën, për të cilën tha se edhe pse në opozitë, është pengesë për integrimin. "Sot jemi në një sit-

ZGJEDHJET

"Flasin për zgjedhjet e shkuara, po kush e ka harruar se në zgjedhjet e shkuara ata ishin në qeveri, kishin ministrin e Brendshëm, kishin institucio­net? Si u blenë votat nga ne? Ua dhamë mundësinë, ua dhamë të gjitha, por me një kusht, të njihnin rezultatin. Ngatërrojn­ë popullin në demokraci me punonjësit e bashkive apo ndjekësit fanatikë që i mbledhin për demonstrim­e force".

uatë krejt tjetër dhe rritet numri i atyre që vijnë për të kaluar një ditë apo edhe një natë. Sfida është të investohet më shumë. Fushë- Arrëzi ishte si të kaloje ferrin, por sot ka marrë një hije shprese, edhe pse problemet janë të mëdha. Dallimi mes nesh dhe atyre që sot edhe në opozitë

kanë dalë hapur si pengesë për ecurinë e çeljes së negociatav­e dhe janë kthyer në bojatisë. Ata janë njësoj si dallimi mes Pukës sot dhe Pukës dje. Ata janë pa ide dhe pa vizion. Puka është një qytet i vogël dhe transformi­mi sot është spektakola­r. Nëse do bënim një album fotografik,

shumë do thoshin se është fotomontaz­h. Kur njerëzit na dhanë votën, ne nuk shkuam për pushime, por u kthyem për të dëgjuar njerëzit. Ne kemi një qeveri që më shumë se kurrë më parë shqiptarët i dëgjon dhe bën çmos për të zgjedhur problemet", - tha Rama.

 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Pukë
Kryeminist­ri Edi Rama, dje në Pukë
 ??  ?? Kryeminist­ri Edi Rama, dje me banorët në Pukë
Kryeminist­ri Edi Rama, dje me banorët në Pukë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania