Gazeta Shqiptare

Djegia e mandateve, Balla: Opozita ka hallin e reformës në drejtësi

-

Kryetari

i grupit par lamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, e lidh hapin e fundit të opozitës për të djegur mandatet me procesin e reformës në drejtësi dhe pikërisht me ngritjen e institucio­neve të reja në drejtësi siç janë Byroja Kombëtare e Hetimit apo SPAK. Gjithsesi, ai ka theksuar se reforma në drejtësi jo vetëm që nuk ndalet nga djegia e mandateve, por se të enjten mazhoranca do të votojë strukturat e KLGJ dhe KLP. Sipas Ballës, vendimi i opozitës bie ndesh me atë që ndërkombët­arët presin nga faktori politik në vendin tonë, në kuadër të së ardhmes europiane. "Është e rëndësishm­e të bëhet e qartë për liderët e opozitës që nëse ata vazhdojnë të përbuzin parlamenti­n dhe mjetet demokratik­e, e vetmja gjë që do të arrijnë është distancimi­n e mëte- jshëm të elektorati­t prej tyre. Kjo sjellje është e papranuesh­me nga partnerët tanë ndërkombët­arë, të cilët nuk mbështesin as metodat e dhunshme dhe as këtë lloj retorike. Debati politik duhet të ndodhë brenda institucio­neve shtetërore, pikë së pari brenda parlamenti­t. Asnjë parti politike në Shqipëri nuk ka të drejtë të dëmtojë perspektiv­ën europiane të Shqipërisë. Mandatet e deputeteve përfaqë- sojnë vullnetin e popullit. Djegia e tyre do të thotë injorimi i këtij vullneti", - u shpreh Balla gjatë një takimi me strukturat e PS- së në Elbasan, në kuadër të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Balla ka kërkuar nga socialistë­t që të përqendroh­en te zgjedhjet vendore. Sipas Ballës, konkurrent­i kryesor i socialistë­ve në zgjedhje nuk është opozita, por organizimi elektoral.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania