Gazeta Shqiptare

I bllokuan rrugën Ramës, në polici nënkryetar­ja e Bashkisë Lezhë

-

Nënkryetar­ja

e Bash kisë së Lezhës, Alfrida Marku dhe 10 qytetarë të tjerë të këtij qyteti janë proceduar dhe shoqëruar në polici për tubim të paligjshëm dhe bllokim të rrugës. Kjo, pasi gjatë paradites së djeshme, ata dhe dhjetëra banorë të Lezhës dhe Shkodrës bllokuan superstrad­ën në hyrje të qytetit të Lezhës, aty ku do të kalonte kryeminist­ri Edi Rama për të marrë pjesë në disa takime në Vaun e Dejës dhe Pukë, në kuadër të turit "Bashkia që duam". Qytetarët të mbështetur edhe nga përfaqësue­s të opozitës qëndruan në rrugë për rreth 1 orë, duke sjellë edhe përplasje me forcat e policisë. Përballë rezistencë­s së qytetarëve, eskorta e kryeminist­rit u detyrua të devijojë rrugën dhe të kalojë në një rrugë dytësore për të shkuar drejt Vaut Dejës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania