Gazeta Shqiptare

Mbyti gruan e pronarit me porosi të tij, prokuroria kërkon burgim të përjetshëm për Fatjon Karmeshtnë­n

Ngjarja në prill të 2016- ës, ja si u vra nëna e 3 fëmijëve

-

SHKODËR - Prokuroria për Krime të Rënda ka kërkuar dënimin me burgim të përjetshëm për Fatjon Karmeshtnë­n, i akuzuar si vrasësi i Suela Sulës, me porosi të bashkëshor­tit të saj Sadetin Sula. Sipas organit të akuzës, 36- vjeçari është personi që ka mbytur me duar nënën e tre fëmijëve në tualetin e mobilieris­ë së familjes Sula në Shkodër në prill të vitit 2016. Për këtë ngjarje është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Shkallës së Parë dhe burri i viktimës, Sadetin Sula. Në seancën e djeshme, prokuroria lexoi dëshmitë, pro- vat materiale dhe shkencore, që sipas të cilave ekzekutori është Fajton Karmeshtna dhe qëllimi i krimit është përfitimi material, pasi ka marrë shuma monetare të caktuara nga bashkëshor­ti i viktimës. Suela Sula u gjet e pajetë më 18 prill të vitit 2016, në orën 12: 30, në fshatin Melgushë të Shkodrës. Trupi i nënës së tre fëmijëve u gjet në tualetin e mobilieris­ë, në të cilën viktima ishte bashkëpron­are. Ajo ishte shoqëruar në punë nga bashkëshor­ti i saj, Sadetin Sula, i cili më pas është kthy- er në qytetin e Shkodrës. Si fillim rasti ishte konsiderua­r si vetëvrasje, por ekspertët mjeko- ligjorë arritën në konkluzion­in se ajo ishte mbytur me duar nga një person. Më datën 7 prill 2017, nën akuzë u vu Sadetin Sula, i cili akuzohet për "vrasje me dashje për shkak të marrëdhëni­eve familjare". Motivi i vrasjes dyshohet se ka qenë xhelozia. Por në zbulimin e mënyrës se si u krye krimi ndihmuan tabulatet telefonike. Nga to re- zultoi se Sadetin Sula fliste shpesh me punëtorin Karmeshtna për gruan e tij dhe xhelozinë. Vrasja, që u cilësua më parë si vetëvrasje, u krye nga Fatjon Karmeshtna me urdhër të Sadetin Sulës. 35- vjeçari punonjës i mobilieris­ë, sipas prokuroris­ë, ka mbytur gruan e pronarit Sadetin Sula, me urdhër të këtij të fundit. Biznesmeni i frikësohej divorcit për përgjysmim­in e pasurisë dhe akuzonte bashkëshor­ten për tradhti.

 ??  ?? I akuzuari,
Fatjon Karmeshtna
I akuzuari, Fatjon Karmeshtna

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania