Gazeta Shqiptare

Masakra e Selenicës, prokuroria: Të dënohet me burg përjetë Ridvan Zykaj

Përfundojn­ë hetimet për ngjarjen e 10 gushtit 2018, dosja çohet në gjykatë I riu vrau me kallash 8 kushërinjt­ë e tij

-

Prokuroria e Vlorës ka mbyllur hetimet dhe ka çuar në gjykatën e këtij rrethi dosjen në ngarkim të Ridvan Zykës, i cili akuzohet për vrasjen e tetë personave në fshatin Selenicë. Pas kryerjes së hetimeve, organi i akuzës kërkon dënimin me burg të përjetshëm të autorit të kësaj masakre. Mësohet se dënimi burg përjetë kërkohet nga prokurori Saimir Smaka. Ngjarja për të cilën akuzohet Zykaj ndodhi në gusht të vitit 2018, ku ai vrau 8 anëtarë të një familje në Selenicë, të cilët i kishte kushërinj të dytë.

NGJARJA

Më 10 gusht, 24- vjeçari Ridvan Zykaj u largua nga dreka familjare e me pas në gjendje "amoku" iu drejtua banesave të kushërinjv­e, ku qëlloi pa mëshirë mbi pleq e fëmijë, duke kryer masakrën e pashembull­t. Zykaj pasi rrëmbeu një kallashnik­ov në dorë, ka shkuar në drejtim të banesave të kushërinjv­e të tij. Si fillim ai ka hyrë në oborrin e banesës së Besim Zykajt, ndërsa e ka gjetur kryefamilj­arin aty dhe më pas ka hapur zjarr ndaj tij. Ai ka vrarë si fillim Besimin dhe gruan e tij, Vasilikën. Dora gjakatare e 24vjeçarit ka shtënë edhe ndaj vajzës së Besimit, Sarës, 17 vjeçe, e cila qëndronte pak më larg prindërve dhe vëllain e saj të mitur, Ledjonin, vetëm 6 vjeç. Pasi ka shuar familjen e parë, Ridvani ka ecur në drejtim të banesës së Demirit, ( vëllait të gjyshit) ndërsa e ka vrarë atë teksa qëndronte në divan në ballkonin e shtëpisë, dhe më pas ka shtënë në drejtim të gruas së tij, duke e lënë dhe atë të vdekur në vend. Ndërkohë, djali i Demirit,

Njoftim për shitje me ankand te III

Azemi, pasi ka dëgjuar të shtënat me armë, ka dalë i tronditur bashkë me gruan për të parë se çfarë po ndodhte dhe iu drejtuan shtëpisë se babait, por janë vrarë me breshëri plumbash të dy bashkë në rrugë. Pas masakrës 24- vjeçari u arratis, ndërsa në ndjekje të tij u vunë rreth 500 efektivë të forcave speciale RENEA, FNSH dhe Delta Force. Zykaj u vu në pranga në të gdhirë të 13 gushtit. Në fshatin e tij ai njihej si një person problemati­k. Armën e krimit tip kallashnik­ov, Zykaj e ka pasur në banesën e tij dhe nga deklarimet në polici ai është shprehur se arma ishte siguruar gjatë vitit 1997 dhe që nga ajo kohë e mbante të fshehur në kasollen e bagë-

Njoftim për shitje me ankand te III

tive. Në atë kohë, edhe gjatë marrjes në pyetje nga prokurori, i riu ka qenë krejt i ftohtë dhe nuk ka shfaqur në asnjë moment pendesë. "I vrava se ata më akuzonin për grabitjet e pulave. Më akuzonin shpesh. Kemi pasur edhe konflikte të tjera edhe më përpara, pikërisht për këtë fakt. Ata vazhdimish­t më akuzonin vetëm mua për grabitjet. Edhe më përpara kemi pasur konflikte, jo vetëm para vrasjes", është shprehur 24- vjeçari gjatë marrjes në pyetje nga prokurori.

 ??  ?? Ridvan Zyka në sallën e gjyqit
Ridvan Zyka në sallën e gjyqit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania