Gazeta Shqiptare

Armë e drogë në makinë, arrestohen katër persona

-

TIRANË - Katër persona kanë rënë në prangat e Policisë së Shtetit për armëmbajtj­e pa leje, posedim lëndësh narkotike dhe aktiviteti­n e paligjshëm të lojërave të fatit. Përveç të arrestuarv­e të paktën 4 të tjerë janë proceduar penalisht, ndërsa një pjesë e madhe e denoncimev­e janë bërë nga vetë qytetarët. Në mesin e të arrestuarv­e është edhe një 22 vjeçar nga Puka, i cili lëvizte në makinën e tij me kallashnik­ov. Në Librazhd është arrestuar një 49- vjeçar, të cilit i janë sekuestrua­r 14 fishekë si dhe 7 kg kanabis. Në Vlorë është arrestuar 36- vjeçari me iniciale S. D., të cilit i është sekuestrua­r kanabis. Në Lezhë, policia prangosi 50- vjeçarin me iniciale R. G., të cilit i janë gjendur në banesë 1.5 kg lëndë narkotike.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania