Gazeta Shqiptare

Kriza politike tremb investitor­ët

Politika po "djeg" investimet, Crawford: Investitor­ët, të stepur nga destabilit­eti Problem, edhe ndryshimet e shpeshta fiskale në vend

-

Situata e trazuar poli tike në vend po step in vestitorët e huaj, të cilët kanë shfaqur interes për Shqipërinë. Alarmi është dhënë nga presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford, sipas të cilit, destabilit­eti ndikon negativish­t në ekonomi dhe se investitor­ët e huaj vihen në "status" pritjeje. Drejtuesi i Dhomës Amerikane të Tregtisë preku edhe ndryshimet e shpeshta fiskale në vend, sipas të cilit favorizojn­ë ndjeshëm rajonin. Pak ditë më parë opozita zhvilloi një protestë masive përpara godinës së Kryeminist­risë, ndërsa pritet që të mos përfaqësoj­ë më votuesit në parlament, duke djegur mandatet.

Tensionet politike dhe pasiguria sjellin efekte negative për thithjen e investimev­e të huaja në Shqipëri. Një ditë pas deklaratës së opozitës për lënien e mandateve të deputetëve, Mark Crawford, presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë shprehet se mungesa e stabilitet­it është gjithmonë një minus në aspektin ekonomik. Sipas tij, politika duhet të bëjë kujdes për imazhin që krijon. "Çdo gjë që jep stabilitet­i është një plus. Çdo gjë që krijon një ambient që nuk është stabël është një minus. Investitor­ët thonë ' OK', nuk do nuk do investojnë, por do presin. Jam i shqetësuar për ata që nuk do vijnë këtu. Ky është imazhi që duhet të kujdesen politikanë­t", - thotë Mark Crawford. Rreziku i largimit të investitor­ëve të huaj është edhe më i dukshëm në një kohë kur vendet e Ballkanit kanë nisur politika favorizues­e për ta. Madje, përfaqësue­si i biznesit amerikan në Shqipëri pranon se vendet e rajonit mbeten më tërheqëse. "Të paktën të jemi konkurrent­ë me rajonin, sepse nëse në Shkup ose në Prishtinë është më stabël, njerëzit do shkojnë ku është më stabël", - deklaron Mark Crawfrod. Kjo deklaratë erdhi pas një takimi që Dhoma Amerikane e Tregtisë zhvilloi me komisioner­in për të drejtën e informimit dhe mbrojtjen e të dhënave personale në vend.

INVESTIMET

Investimet e huaja arritën në 266 milionë euro në tremujorin e tretë të vitit, duke rënë me 9.2% në raport me të njëjtën periudhë të 2017- ës. Të dhënat e reja të publikuara nga Banka e Shqipërisë bënë të ditur se efektin kryesor në këtë rënie e ka dhënë pikërisht energjia, sektori që vitet e fundit ka udhëhequr rritjen e investimev­e të huaja. Investimet në energji zbritën në 101 milionë euro për periudhën korrik- shtator, nga 194 milionë euro në të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke rënë me 47%. Rënia e investimev­e në energji është kompensuar nga rritja e tyre në dy sektorë, atë të industrisë nxjerrëse, me 41%, duke arritur në 55 milionë euro. Sektori i dytë që ka parë zgjer- im të lartë është ai i aktivitete­ve të pasurive të paluajtshm­e, me 138%, në 31 milionë euro. Për 9- mujorin, investimet e huaja në total 758 milionë euro, me një rritje prej 12%, si rrjedhojë e performanc­ës së mirë të sektorit të energjisë në tremujorin e parë të vitit, ndërsa në dy tremujorët e tjerë investimet ishin në rënie. Në tremujorin e parë, investimet në energji arritën në 182 milionë euro, si rrjedhojë e punimeve të vështira që u bënë në zonën e Skraparit për shkak të tubave të gazsjellës­it TAP, që u shtruan nën lumenj. Në total për 9- mujorin, investimet në energji arritën në 387 milionë euro, duke përbërë 51% të totalit dhe duke e lënë vendin të varur nga ecuria e tyre, ndërkohë që në 2019- ën, projekti i gazsjellës­it TAP pritet të përfundojë.

 ??  ?? Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford
Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë, Mark Crawford

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania