Gazeta Shqiptare

Autoriteti i Mbikëqyrje­s Financiare krijon platformën e re ' online' për ankesat e qytetarëve

-

Autoriteti

i Mbikëqyrje­s Financiare, duke nisur nga data 18 shkurt 2019, ka filluar zbatimin e një regjistri të ri si një platformë për depozitimi­n e ankesave të konsumator­ëve. "Platforma ' online' e ankesave të qytetarëve krijon mundësinë për çdo konsumator dhe individ të depozitojë problemati­kën e tij për veprime dhe detyrime që lindin nga aktiviteti i operatorëv­e ekonomikë, të cilët ushtrojnë veprimtari­në në tregjet financiare jobankare, nën mbikëqyrje­n e AMF- së. Kjo platformë është një mundësi e re për qytetarët, jo vetëm për të paraqitur shqetësime­t e tyre, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problemati­kës së paraqitur, për të arritur deri në zgjidhjen përfundimt­are të saj", njofton AMF. Fillimi i kësaj platforme të re, sipas AMF- së, është një mundësi më shumë që u ofrohet qytetarëve për të trajtuar dhe zgjidhur problemet e tyre, duke realizuar kështu një nga misionet kryesore të punës së Autoriteti­t.

PLATFORMA ' ONLINE'

Kjo platformë është një mundësi e re për qytetarët, jo vetëm për të paraqitur shqetësime­t e tyre, por edhe për të ndjekur më tej ecurinë hap pas hapi të problemati­kës së paraqitur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania