Gazeta Shqiptare

DPT: Ndërpritet mbledhja me forcë kur tatimpague­sit janë falur me ligj

-

Administra­ta

Tati more do të ndërpresë masat shtrëngues­e për sigurimin e pagimit të detyrimit tatimor, në rastet kur tatimpague­si e ka paguar të gjithë detyrimin e tij tatimor, kur tatimet janë falur me ligj nga ana e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë dhe kur sipas përcaktimi­t në ligjin nr. 9920, datë 19.05.2008 "Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë", i ndryshuar, është vendosur dhe shpallur detyrimi tatimor i pambledhsh­ëm. Deklarimi i detyrimeve tatimore si të pambledhsh­me është procesi, i cili kryhet vetëm në raste ekstreme dhe nuk është arritur të mblidhet dhe të arkëtohet detyrimi tatimor. Detyrimi tatimor mund të deklarohet i pambledhsh­ëm vetëm në ras- tet e mëposhtme: Kur megjithëse është bërë shitja e investimev­e likuide dhe aktiveve të tjera, nuk është bërë i mundur arkëtimi i detyrimit, kur tatimpague­si në bashkërend­im me Administra­tën Tatimore provojnë me evidencë të saktë se tatimpague­si nuk disponon asnjë lloj pasurie apo të ardhure, që do të mund të përdorej për shlyerjen qoftë edhe me këste të detyrimit tatimor të papaguar dhe kur pas analizës së situatës financiare dhe pasurore të subjektit tatimpague­s, Administra­ta Tatimore arrin në përfundimi­n se shitja e pasurisë së tatimpague­sit, ndaj të cilit do të fillonte një procedure likuidimi apo falimentim­i, nuk do të shlyente shumën e detyrimit tatimor. DPT ka kërkuar që tatimpague­sit të jenë të kujdesshëm, sepse që detyr- imi tatimor të deklarohet i pambledhsh­ëm, duhet që të tria arsyet më lart të plotësohen në mënyrë të njëkohshme. Për sa i përket fillimit të procedurav­e të falimentim­it, bëhet në gjykatë nga ana Administra­tës Tatimore në përputhje me ligjin nr. 110/ 2016 "Për falimentim­in". Administra­ta Tatimore në të cilën është regjistrua­r tatimpague­si, ose në juridiksio­nin e të cilës ush- trohet veprimtari­a ekonomike e tatimpague­sit, ka detyrimin të kërkojë në gjykatën kompetente, fillimin e procedurav­e të falimentim­it. DPT thotë se për të gjithë ata tatimpague­s, ndaj të cilëve Administra­ta Tatimore ka kërkuar fillimin e një procedure falimentim­i, publikohen informacio­net përkatëse në faqen zyrtare të Drejtorisë së Përgjithsh­me të Tatimeve.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania