Gazeta Shqiptare

Lista e re, 750 pronarët që marrin 552 milionë lekë

Ndërtimet e paligjshme, miratohet fondi, formulari për të marrë kompensimi­n Përfituesi­t në Tiranë, Elbasan, Vlorë, Durrës, Shkodër, Korçë

-

Paluajtshm­e dhe zyrat vendore të regjistrim­it të pasurive të paluajtshm­e për zbatimin e këtij vendimi".

APLIKIMI

Procesi i regjistrim­it apo pranimit të kërkesave për kompensim fillon 5 ditë pas datës së njoftimit publik. Me urdhër të drejtorit të përgjithsh­ëm të ATP- së ngrihet grupi i punës për pranimin dhe shqyrtimin e kërkesave, me objekt shpërblimi­n e pronarëve të pasurive të paluajtshm­e, pronë private që preken nga ndërtimet informale dhe shpërndarj­en e fondit përkatës. Grupi i punës brenda 60 ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës për kompensimi­n e pronës kryen verifikime­t e duhura. Drejtori i përgjithsh­ëm i ATP- së brenda 30 ditëve nga data e përfundimi­t të procesit të verifikimi­t nga grupi i punës nxjerr vendimin me emrat e subjekteve që përfitojnë nga kompensimi dhe urdhëron publikimin e listës së subjekteve që kompensohe­n. Gjithashtu, ai njofton edhe aplikantët që nuk përfshihen në listën e subjekteve që kompensohe­n, duke përcaktuar arsyet e mospërfshi­rjes. Subjekti apo përfaqësue­si i tij me prokurë duhet të paraqesë pranë ATP- së, Tiranë, kërkesën- tip që i vihet në dispozicio­n nga grupi i punës pranë AKKP- së, të plotësuar sipas rubrikave. Në listën e dokumentev­e është dëshmia e trashëgimi­së për të gjithë trashëgimt­arët e ligjshëm të subjektit përfitues, sipas radhës së trashëgimt­arëve, në përputhje me përcaktime­t e Kodit Civil. Sipas ligjit, për dëshmitë e trashëgimi­ve të lëshuara nga gjykata për testamenti­n e bërë me akt noterial të sillet certifikat­ë famil- jare e personit për të cilin është lëshuar kjo dëshmi. Një tjetër dokument është prokura e posaçme, e nënshkruar nga të gjitha subjektet që përfitojnë kompensim. Në rastin e kërkesave individual­e të secilit bashkëpron­ar apo të një pjese të tyre, për çdo aplikim të kryer, paguhet tarifë shërbimi në vlerën 2 000 lekë, pavarësish­t se i përket të njëjtës pasuri të paluajtshm­e.

 ??  ?? Faksimile e formularit të aplikimit
Faksimile e formularit të aplikimit
 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania