Gazeta Shqiptare

Një frymë tjetër për ' Eurovizion­in' këtë vit, ja surpriza e Jonida Maliqit dhe Erion Veliajt

-

Edhe pse është në fund të pritjes së ëmbël, Elita Rudi e ka mbajtur të fshehtë gjatë gjithë kësaj kohe gjininë e bebit. Ndërsa pak kohë më parë ndjekësit hodhën dyshimet se, Elita dhe Gjiko do të bëhen me një djalë, tashmë një video na bën të dyshojmë për të kundërtën. Moderatorj­a nga Kosova publikoi në ' Instagram' një video ku tregon rutinën e saj të makijazhit, por në një moment i hidhet një tullumbace ngjyrë rozë përpara. Vetë Elita vazhdon të luajë me të, para se ta largojë nga fushëpamja. Por kjo video u fshi nga profili i saj dhe tashmë ata që e panë mendojnë se fëmija që pritet të vijë në jetë do të jetë vajzë. Elita ka treguar se foshnjën do ta sjellë në jetë me lindje natyrale, ndërsa mësohet se çifti e ka zgjedhur dhe emrin e bebes. Të shohim a është djalë apo vajzë!

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania