Gazeta Shqiptare

SHPREHJET E TË MBIJETURAV­E

-

Një popull pa kujtesë nuk është popull me dinjitet.

Duhet thye heshtja! Kjo heshtje e thellë më tmerron.

Nëpër burgje e kampe ishin ndër fisnikët e rrallë të kombit shqiptar...

Ne trajtohesh­im sikur nuk ishim pjesë e kombit, lum kush na godiste më shumë, mjerë kush na përkrahte!

Sigurimi i Shtetit qëndronte mbi gjithçka. Ai bënte edhe shiun, edhe diellin në Shqipëri.

Njerëzit duhej të jetonin me ankthin e një pasigurie të plotë.

"Fajet" tona ishin prodhime të fantazisë së tyre të sëmurë.

Shpifja, në praktikën e punës së hetuesisë, quhej "art profesiona­l".

Si arsimtarë, pamë lakuriq gënjeshtrë­n e madhe që mbillej e kultivohej me kujdes.

Që në moshën gjashtëvje­çare u njoha me qelinë apo birucën

Jeta për ne ishte "mollë e ndaluar".

Ne rriteshim duke u bindur se "revolucion­i" kërkonte viktima dhe ne ishim kurbanët e kapur për të. Në atë kohë, ishte zgjuarsi e prakticite­t t'i fshihje aftësitë e tua.

Kur të flasësh, mbulo kokën me jorgan, që mos të të dëgjojë njeri!

Që kur arrestohes­him, derisa liroheshim ose vdisnim, ishim vetëm një numër.

Ai që kishte mbjellë vëllavrasj­en na predikonte dashurinë, si "baba i kombit".

Ne ishim fatkeqë, stoikë dhe ëndërrimta­rë të palodhur.

Hyra në jetë gati i plakur, pa familje dhe pa shpresë për të krijuar një të tillë.

Mosdenonci­mi i krimit nga fajtorët dhe ndjesa e munguar është "tragjedia e dytë shqiptare".

Ne s'e humbëm besimin tek e mira dhe shpëtuam kryesoren, duke mbetur njerëz.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania