Gazeta Shqiptare

PËRKUJTOHE­T LUIGJ GURAKUQI

-

loi me poezi lirike dhe përkthime në gjuhën shqipe. Vijoi me botimin e teksteve të abetares në dy dialektet e shqipes. Shkroi artikuj në organet e shtypit shqiptar. Në vitin 1908 mori pjesë si nënkryetar i komisionit për njësimin e alfabetit në Kongresin e Manastirit. Është hartuesi i parë i veprës "Metrika Shqip". Më 1911 ishte një prej hartuesve të Memorandum­it të Greçës gjatë kryengritj­es së malësorëve të Mbishkodrë­s të vitit 1911. Në vitin 1912 mori pjesë në mbledhjen e Bukureshti­t. Ishte në Kuvendin e Vlorës për Shpalljen e Pavarësisë dhe u caktua Ministër i Arsimit nga Ismail Qemali. Në vitin 1916 u caktua Drejtor i Përgjithsh­ëm i Arsimit dhe anëtar i Komisisë Letrare në Shkodër. Në vitin 1918 mori pjesë në Kongresin e Durrësit dhe u zgjodh Ministër i Arsimit dhe anëtar i delegacion­it shqiptar në Konferencë­n e Paqes në Paris. Në vitet 1921- 1924 ishte deputet në Këshillin Kombëtar. Gurakuqi u përfshi në Lëvizjen e Qershorit të vitit 1924 dhe u zgjodh Ministër i Financave në qeverinë e Fan Nolit

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania