Gazeta Shqiptare

Albi Alla firmos në Kinë, pritet edhe Agustin Torasa

15 mijë dollarë për 10 muaj, paga e mbrojtësit

-

Albi

Alla është zyr tarisht një lojtar i Janbian, klubit që militon në ligën e dytë kineze dhe që objektiv parësor ka ngjitjen në kategorinë e më të mirëve, ndërsa Agustin Torasa është fare pranë. Të dy lojtarët kanë lënë Flamurtari­n ditën e djeshme për të siguruar sot kontrata të majme në Lindjen e Largët, me Allën që do të përfitojë rreth 150 mijë dollarë në 10 muajt e ardhshëm, ndërsa Torasa do të përfitojë rreth 50 mijë dollarë më shumë sesa Alla. Gjithçka ka ndodhur shumë shpejt. Alla dhe Torasa pasi janë njohur me ofertat, kanë vendo- sur të prishin kontratat me Flamurtari­n duke qenë se pagat e prapambetu­ra ja u lejojnë këtë mundësi në favor të tyre. Por as Flamurtari nuk është bërë pengesë, teksa drejtuesit vlonjatë kanë rënë dakord që t'u japin lejekalime­t pasi dy futbollist­ët kanë hequr dorë nga pagat e prapambetu­ra. Kështu, pasi Danilo Alveshit që ka firmosur dy ditë më parë në Kazakistan, Flamurtari humbet dy lojtarë të tjerë cilësorë nga formacioni bazë, me skuadrën vlonjate që është gjithnjë e më shumë në krizë totale.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania