Gazeta Shqiptare

Prenga lë Kroacinë, firmos për dy vite në Letoni

24- vjeçari do të luajë për Rigën

-

Një

aventurë e re për Herdi Prengën që lë futbollin ballkanas, për t'u transferua­r në brigjet e Baltikut. Mesfushori kuqezi do ta vazhdojë karrierën në Letoni, ku firmosi një kontratë dy vjeçare me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës, me skuadrën e Rigës, kampionen në fuqi të Letonisë. Në këtë mënyrë 24- vjeçari që tetorin e kaluar debutoi edhe më Kombëtaren Shqiptare në ndeshjen me Izraelin, lë pas kampionati­n kroat ku dy sezonet e fundit ishte pjesë e Inter Zapresiç ndërsa më parë i përkiste Lokomotivë­s së Zagrebit, për të nisur një eksperienc­ë krejtësish­t të re në karrierën e tij. Te Inter Zapresiç Prenga kishte regjistrua­r 13 prezenca në këtë sezon, duke rënë në sy të emisarëve të klubit letonez, që ia doli me sukses të fitojë shërbimet e mesfushori­t, te i cili beson shumë. FC Riga është kampionia në fuqi e Letonisë, titull që synon të ruajë edhe në sezonin e ardhshëm, që në ish- Republikën Sovjetike nis pas pak javësh, në fillimin e muajit mars. Për Prengën, përtej aspektit ekonomik, në planin sportiv aventura e re ofron mundësinë për të luajtur në një skuadër që ka ambiciet maksimale në kampionati­n vendas dhe njëkohësis­ht i jep mundësinë për të spikatur edhe në kompeticio­net europiane.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania