Panorama (Albania) : 2019-09-29

SOCIALE : 12 : 12

SOCIALE

PANORAMA 12 29 2019 E DIEL SHTATOR NJOFTIM PËR DËGJESË PUBLIKE Shell Upstream Albania B. V. ( këtu e më poshtë referuar SUA) është operatori i Kontratës me Ndarje Prodhimi ( KNP) të Blloqeve 2- 3 në tokë, në Shqipëri. Shell planifikon të kryejë shpimin e pusit vlerësues Shpirag- 5, në Blloqet 2- 3, në një zonë në afërsi të fshatit Konisbaltë, Bashkia Ura Vajgurore. Zbatimi në terren i projektit të propozuar pritet të ndodhë gjatë vitit 2020. Në përputhje me legjislaci­onin shqiptar dhe standartet e SUA projekti i propozuar është në fazën e vlerësimit të ndikimit në mjedis ( VNM). Si pjesë e procesit të VNM për këtë projekt si dhe bazuar në kërkesat e VKM nr. 247 datë 30.4.2014 “Për përcaktimi­n e rregullave, të kërkesave e të procedurav­e për informimin dhe përfshirje­n e publikut në vendimarrj­en mjedisore” SUA do te zhvillojë dëgjesën publike si më poshtë: Data Ora Vendi Bashkia 16 Tetor 2019 14.00 Shkolla e fshatit Konisbaltë Ura Vajgurore Në dëgjesën publike do të prezantohe­t projekti i propozuar, rezultatet e VNM- së, masat e propozuara­a për mbrojtjen e mjedisit si dhe do të merren mendimet e sugjerimet e pjesëmarrë­sve. Plani i organizimi­t të dëgjesës publike është dakordësua­r me bashkinë dhe është dorëzuar në Agjencinë Kombëtare të Mjedisit ( AKM). Përmbledhj­a jo- teknike e VNM- së është publikuar në faqen elektronik­e të AKM- së ( www. akm. gov. al). Kopje të shtypura të njoftimit për degjesën publike, përmbledhj­es jo- teknike si dhe draft raportit të VNM- së janë dorëzuar në zyrat e Bashkisë Ura Vajgurore dhe Drejtorisë Rajonale të Mjedisit në Berat. Draft Raporti i VNM- së gjendet i publikuar dhe në faqen elektronik­e të Shell: https:// www. shell. al/ Palë apo individë të interesuar mund të konsultohe­n me materialet e publikuara dhe të japin mendimet e sugjerimet e tyre për ndikimet mjedisore e sociale të projektit si dhe masat zbutëse në adresën e kontaktit të AKM- së ( info@ akm. gov. al) dhe/ ose të Koordinato­rit për Marrëdhëni­et me Komuniteti­n pranë Shell Upstream Albania B. V.. Enkelejda Hajrullaj ( Enkelejda. Hajrullaj@ shell. com) , celular + 3556940385­05. Komentet dhe sugjerimet mund të dërgohen edhe në formë të shkruar në zyrat e Shell Upstream Albania B. V në adresën: Bulevardi “Bajram Curri”; European Trade Center ( ETC), Kati 5- të, Tiranë. Sugjerimet dhe komentet mund të dërgohen deri në datën 15 Tetor 2019. Ftohen të marrin pjesë në dëgjesën publike komuniteti lokal si dhe çdo palë e interesuar për projektin e propozuar. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.