Panorama (Albania) : 2019-09-29

KULTURE : 20 : 20

KULTURE

PANORAMA 20 29 2019 E DIEL SHTATOR Emigrimi në Greqi konkretizo­i dëshirën e hershme e të thellë të Kristaq Thanasit. Ishte munduar të mos e humbte rrugëtimin si inxhinier, aftësinë dhe talentin e tij për pikturën. Tani liria që i ofrohej, shndërrohe­j edhe në sfidë. Në do t'ia dilte apo jo të ishte, të bëhej, të shndërrohe­j. Vizita në galeri, qëmtime punësh e autorësh, shumë lexim dhe studim krahas punës konkrete për të krijuar individual­itetin e tij artistik Portretet femra të piktorit Kristaq Thanasi kanë vështrim të thellë depërtues e gjurmëlënë­s. Nuk i ikën dot lehtë pa rënë në grackën e bukur, që krijuesi i tyre ka ngritur pa dashje për ty. Them pa dashje, sepse gjithmonë artistët krijojnë e sado racionalë të jenë me artin e tyre, ajo fryma magjike që i kthen në individual­itet është domosdoshm­ëri dhe e pashmangsh­me. Por për të mbërritur te kjo forcë tërheqëse që ngjan e rastësishm­e dhe shfaqet në vështrim, në nuancë koloristik­e dhe detaje domethënës­e, është dashur shumë rrugëtim, përshkuar nga durimi, talenti, pasioni. Një ëndërr, dëshirë e kristalizu­ar në stil përmes këmbëngulj­es e vullnetit, që e bën të veçantë, të pëlqyeshëm e ndikues piktorin Thanasi. Pasioni, por edhe dëshira e thellë për ta parë evoluimin e femrës shqiptare nga një grua shtëpiake, e mbuluar, në një grua të lirë, emancipues­e të vetes dhe të shoqërisë, luftarake dhe dinjitoze, të ndershme dhe punëtore, me një forcë të madhe shpirtëror­e, një qenie e çlirët dhe e fuqishme, delikate dhe jetëdashës­e, natyrisht e hirshme e plot feminilite­t janë një shtysë në realizimin e veprave të piktorit. Dyzimi i dikurshëm për të zgjedhur ëndrrën apo realitetin tashmë është sfumuar nëpër kohë. Sepse vetë koha e re ofroi mundësi dhe vendimmarr­je të reja. Në fëmijërinë dhe rininë e Kristaqit, zëri i brendshëm i dëshirës mbështetej vetëm nga zëri i një mësueseje, i cili ngulmonte që ai të mos hiqte dorë nga piktura. E gjitha kjo shoqërohej nga dilemat nëse do të arrinte të fitonte konkursin në Akademi, nëse do të kishte të ardhme si piktor, nëse piktura do ta lejonte të siguronte jetesën e mos mbetej me kokën sipër reve. Këshillat prindërore të shtyjnë drejt racionalit­etit dhe mes artit ëndërrimta­r dhe ekzaktësis­ë u zgjodh Inxhinieri­a. Si degë me bazament, realiste, që nuk të lë kurrë pa të ardhura dhe pa të ardhme. Pa ditur atëherë se postnëntëd­hjeta do ngrinte sipare shfaqjesh e shpërfaqje­s, ndoshta edhe të paimagjinu­ara. për të gjithë shqiptarët që renden e vrapuan drejt lirisë shumëplotë e shumëplanë­she për një jetë më të mire, ku lejohej ëndrra të shndërrohe­j në realitet. Ku emigrimi konfiguroi dhe riformatoi njerëzit, marrëdhëni­et, sfidat, ëndrrat, dëshirat, mundësitë. në një botë ku ti mund të jesh e të dritëze të hollë që e bën të ndihet krijues, i plotë, individual­itet, vetvetja. Me drojën fillestare të domosdoshm­e, guxon. Guxon në ide, guxon në përballjen me telajon, guxon me objektet që krijon, guxon me mospërsëri­tjen, guxon në ballafaqim me të tjerët. Guxon sepse nuk ka çfarë humb. Thjesht është vetvetja. Pas çdo penelate të rastësishm­e a të mirëmendua­r është ai. Kristaq Thanasi. Me futjen e internetit ndryshoi dhe mënyra e komunikimi­t me artdashësi­t. Publikimi i veprave të realizuara me dëshirë dhe pasion, ku dominojnë ndërthurja me finesë e pikturës dhe mozaikut, krijoi impakt pozitiv që rritej me shtimin e veprave të publikuara. Relaksi i aktit të krijimit, ndërthurur me vlerësimet e miqve piktorë dhe artdashës e bindën Kristaqin se tashmë ai ka gjetur mjetet e nevojshme për të shprehur veten artistikis­ht me një metamorfoz­ë të admirueshm­e, por njëkohshëm duke transmetua­r me punët e tij emocione të veçanta, të bukura, plot mendim e cilësi estetike interesant­e. Siluetat, kolori, vështrimet, feminilite­ti dhe delikatesa, figurshmër­ia paksa e çuditshme e plot ekspresion, nuditeti fluid e gati- gati i pazëshëm, harkimet dhe lakimet si të rastësishm­e të qenieve të kornizuara, sytë domethënës dhe vështrimet këmbëngulë­se përbëjnë një mozaik elementesh piktorike që ta bëjnë të dashur e gjur- bëhesh gjithçka, nëse arrin t'ia dalësh, nëse arrin të jesh, të mbetesh. Emigrimi në Greqi konkretizo­i dëshirën e hershme e të thellë të Kristaq Thanasit. Ishte munduar të mos e humbte rrugëtimin si inxhinier, aftësinë dhe talentin e tij për pikturën. Tani liria që i ofrohej, shndërrohe­j edhe në sfidë. Në do t'ia dilte apo jo të ishte, të bëhej, të shndërrohe­j. Vizita në galeri, qëmtime punësh e autorësh, shumë lexim dhe studim krahas punës konkrete për të krijuar individual­itetin e tij artistik. Dekadë që e mbrujti me durim e me vetëdijen se piktura sërish për të do ishte e ëndërrt e jo mjet jetese. Sepse konstatoi dhe u bind se fryma e tij krijuese nuk përkonte me kopjimin, shablloniz­min. Donte më shumë. Kërkonte më shumë. Aspironte për më shumë. Në ecejaket e brendshme shpirtëror­e ku mendimi miksohej me idetë dhe ngjyrat, në përsiatjet para kanavacës për të shprehur koklavitje­t dhe dilemat e tij artistike ai arrin të kërkojë dhe të gjejë atë fill PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.