Panorama (Albania) : 2020-01-14

DOSSIER : 18 : 18

DOSSIER

PANORAMA 18 DOSSIER 14 2020 E MARTE JANAR L I B R I I N E X H M I J E H O X H E S M E H M E T S H E H U Atë mbrëmje të 17 dhjetorit, kur po zhvillohej mbledhja e Byrosë Politike, unë po e prisja e shqetësuar Enverin të kthehej në shtëpi. Ai erdhi pas orës 8 e 30' të darkës, kur i kishte kaluar orari i zakonshëm i insulinës. Ishte i ngrysur dhe i mërzitur. Mendova se e kishte nga lodhja. Ai, pasi u qetësua pak, më tregoi për mbledhjen, për diskutimet e shokëve, që siç tha ishin të hapura dhe të drejta. Megjithëse e kishin kritikuar rëndë Mehmetin, tregonte ai, të gjithë propozuan në fund masën fare të lehtë: "vërejtje me shënim në kartën e regjistrim­it". Më tha gjithashtu se diskutimin e vet e kishte lënë për ta mbajtur të nesërmen, pasi u bë vonë. Pas darkës, nuk ndenjëm si zakonisht me fëmijët, por u ngjitëm të dy në studion e Enverit. Ai ndihej i lodhur dhe pasi ndenji pak, u shtri për të fjetur pak më shpejt se zakonisht. Nuk është aspak e vërtetë ajo që është shkruar në shtyp se Mehmeti atë natë i kërkoi Enverit të takohej me të. Është gjithashtu një trillim fund e krye ajo që është thënë se gjoja atë natë të 17 dhjetorit, ka ardhur dikush në takim tek Enveri dhe se pastaj, nga shtëpia jonë ai ka vajtur te Mehmet Shehu. Të nesërmen në mëngjes, më 18 dhjetor, Enveri u ngrit herët, pasi dëgjoi lajmet në stacionet e ndryshme të huaja. Si zakonisht, bëri tualetin e mëngjesit dhe në orën 8: 30 ishte veshur, por nuk zbriti poshtë për të ngrënë mëngjesin. Kërkoi që t'ia çonin lart në studio, siç bënte disa herë, kur nxitonte se ishte në mbledhje. Ndërsa ai po hante dhe unë po vishesha në dhomën e gjumit, që ishte ngjitur me studion, dëgjoj që Enveri po bisedonte me dikë. Nuk mund ta them saktë se sa kohë kaloi, por në një çast Enveri hapi derën dhe hyri duke lëshuar në drejtimin tim vetëm këto fjalë: "Ai vrau veten". Unë mbeta e shtangur nga ai lajm i papritur, por edhe nga fytyra e Enverit e zëri i tij, ku shprehej një tronditje e madhe. Menjëherë më shkoi ndër mend pyetja: Kush ia dha Enverit lajmin e vetëvrasje­s së M. Shehut? Siç më tregoi Enveri, kishte qenë Ramiz Alia. Ai kishte hyrë në dhomën e tij dhe kishte pritur që Enveri të mbaronte së ngrëni, pastaj t'i jepte lajmin, sepse, sipas zakoneve të popullit, nuk i jepet njeriut mandata e vdekjes së dikujt kur është duke ngrënë. Pasi mbaroi së ngrëni, Enveri qe ngritur dhe, duke menduar se Ramizi kishte ardhur ta shoqëronte për të shkuar në mbledhjen e Byrosë që ishte lënë për atë mëngjes, i thotë: - Epo ja, të diskutoj edhe unë e ta mbyllim këtë çështje... - E mbylli vetë..., - i tha Ramizi. - Si? Çfarë? - pyeti Enveri me ankth. - Vrau veten, - iu përgjigj Ramizi. Enveri kishte shtangur. Pastaj kishte thënë: "Pse?? Pse e bëri këtë??" Në atë kohë kishte hyrë në dhomë Kadri Hazbiu dhe i kishte dorëzuar zarfin me letrën që Mehmeti ia drejtonte tje do ta analizojmë më vonë...". Mbaroi këtë fjalim, e futi letrën në zarf dhe pastaj në çantën e tij dhe fiks në orën 10 hapi seancën e dytë të mbledhjes së Byrosë Politike. Meqë të gjithë kishin diskutuar në seancën e një dite më parë, e mori fjalën Enveri, duke thënë: "Tani edhe unë do të lexoj, ashtu si e kisha përgatitur, kritikën që pata menduar t'i bëja punës së Mehmet Shehut, pavarësish­t se kjo po zhvillohet në mungesë të tij..". Enveri e lexoi të gjithë diskutimin që e kishte shkruar ditë më parë për ta mbajtur në mbledhje, ku do të ishte i pranishëm edhe Mehmeti. Por edhe në mungesë të tij, pa i bërë ndonjë ndryshim, e lexoi atë ashtu siç e kishte shkruar. Vetëm në 2- 3 raste ai u shkëput gjatë leximit nga teksti i shkruar, duke bërë ndonjë parantezë, të cilat gjenden në procesverb­alin e mbledhjes, ashtu siç i shprehu me gojë Enveri. Disa prej tyre po i citoj më poshtë: Ndërsa po lexonte atë pjesë të diskutimit, ku flitej për qëndrimin e Mehmetit ndaj kritikës, Enveri u shkëput nga letra dhe bëri këtë ndë- Enverit. Enveri, i shqetësuar, e lexoi letrën aty për aty, në studio, pastaj ua dha për lexim Rmiz Alisë dhe Kadri Hazbiut. Kur erdhi tek unë, Enveri ndihej i tronditur, por edhe i revoltuar. Por po afronte ora e mbledhjes dhe ai u përpoq të mblidhte veten. Para orës 10 të datës 18 dhjetor, shokët e Byrosë filluan të hynin, kush më parë e kush më pas, në dhomën që ishte pranë sallës së mbledhjeve dhe që përdorej për pushim e për kafe. Me të mbërritur aty, Enveri i njoftoi ata për vetëvrasje­n e Mehmet Shehut dhe për letrën që ai kishte lënë. Meqë kishte ende kohë, ai ua dha atyre ta lexonin me radhë. Kur afroi ora për të filluar mbledhjen dhe pa se kishin ardhur të gjithë, Enveri e mori letrën që të pranishmit tashmë e kishin lexuar dhe u tha: "Ju u njohët me të... Kjo letër më drejtohet mua.. Këtë çësh- PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.