Panorama (Albania) : 2020-01-14

DOSSIER : 19 : 19

DOSSIER

PANORAMA 19 DOSSIER 14 2020 E MARTE JANAR L I B R I I N E X H M I J E H O X H E S M E H M E T S H E H U rhyrje: ".. Dëshiroj të vë në dukje se të tjerët ai kërkon që të kritikohen, kurse vetë vret veten, se nuk i duron dot kritikat e drejta të shokëve... Ai do t'i kishte dëgjuar edhe këto fjalë të miat, por nuk pati trimërinë t'i dëgjonte..." Nga fundi i diskutimit të tij të shkruar, Enver Hoxha theksonte idenë se Mehmet Shehu, pas gjithë atyre që ndodhën, do të vazhdonte normalisht punën. Këtë Enveri e kishte shkruar tekstualis­ht në diskutimin e tij: "Mehmeti me forca të reja duhet të jetë në krye të përgjegjës­isë që i ka ngarkuar Partia". Po me këtë ide, ai e mbyll diskutimin e përgatitur me shkrim: ".... Dua të shpreh bindjen që, ashtu si të gjithë ne, edhe Mehmeti do të jetë në krye të punëve që i ka ngarkuar Partia". Menjëherë pas këtij pasazhi, Enveri shtoi me gojë: "Mehmeti nuk pati durim, vrau veten dhe nuk e dëgjoi diskutimin tim, që bashkohet dhe është në akord me vërejtjet e shokëve. Mehmeti e kishte humbur besimin te partia". Kështu e përfundon diskutimin e vet Enver Hoxha në atë mbledhje të Byrosë Politike, e cila nuk u ndal vetëm në gabimin e fundit të Mehmet Shehut, por vuri në dukje edhe qëndrimet e gabimet e tij në të kaluarën. Kjo, sepse u gjykua që ky gabim i fundit i tij nuk ishte një gjë e rastit, siç përpiqej ta paraqiste vetë Mehmeti, por kishte ardhur nga shkaqe të thella, që kërkonin një shtjellim të gjerë, pasi ishte gabim mjaft i dëmshëm dhe paraqiste rrezik për Partinë dhe për të ardhmen e vendit. Enveri e përjetoi shumë rëndë vetëvrasje­n e Mehmetit dhe komentonte i revoltuar letrën që ai la. Siç thashë më sipër, megjithëse i tronditur nga lajmi që mori në mëngjes për aktin e kryer nga Mehmeti, Enver Hoxha vajti në mbledhjen e Byrosë Politike të datës 18 dhjetor dhe mbajti diskutimin që kishte përgatitur me shkrim. Ai u përpoq të ishte i qetë dhe ta përmbante veten. Pas përfundimi­t të mbledhjes, ndonëse ndihej i lodhur, ai qëndroi me shokët e Byrosë dhe bisedoi me ta për aktin e vetëvrasje­s së Mehmet Shehut dhe rreth letrës që ai i kishte lënë. Pas një dite pune tepër të ngarkuar, Enveri u kthye në shtëpi vonë, kur kishte kaluar koha e drekës. Unë po e prisja tërë merak. Pasi u ul të qetësohej, i mërzitur më foli për përmbajtje­n e letrës që i kishte lënë Mehmeti. Më tha se në fund të saj ai sugjeronte që vetëvrasja e tij të trajtohej siç u bë me Nako Spirun dhe që i linte amanet familjen, Fiqiretin dhe djemtë. Unë e dëgjoja e befasuar. Kështu u ndjeva tërë ditën. Në mbrëmje, pas darke, Enveri nxori nga çanta letrën e Mehmetit. Ishte nja 3- 4 faqe me dorëshkrim­in e tij, që për mua ishte shumë i njohur. Enveri nisi të lexonte ( kush e di për të satën herë atë ditë) herë për vete, herë me zë. Lexonte i përmbajtur dhe komentonte pjesë të saj, herë duke bërë pyetje mbi pyetje, herë duke shpërthyer pas ndonjë pasazhi të letrës, duke thënë: "Hipokrit, intrigant e ndonjë epitet tjetër. Mehmeti shtonte duke u ankuar se Enveri nuk i paska krijuar kushtet t'i fliste se kush ishin në të vërtetë Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu dhe as për "komplotin" që paskëshin përgatitur këta të dy. Për ç'kushte e kishte fjalën Mehmeti, kush e pengoi të fliste? Ai ishte anëtar i Byrosë Politike, Plenumit të KQ po e po. Aty i kishte të gjitha kushtet për të thënë gjithçka tet t'i fliste se kush ishin në të vërtetë Ramiz Alia dhe Kadri Hazbiu dhe as për "komplotin" që paskëshin përgatitur këta të dy. Për ç'kushte e kishte fjalën Mehmeti, kush e pengoi të fliste? Ai ishte anëtar i Byrosë Politike, Plenumit të KQ po e po. Aty i kishte të gjitha kushtet për të thënë gjithçka. Madje, po të ishin të vërteta, ai e kishte për detyrë t'ia thoshte Partisë. Edhe sikur të donte ta bisedonte vetëm për vetëm me Enverin atë problem, ai e kishte me bollëk këtë mundësi. Të dy ishin shokë të ngushtë, Enveri e mbante vazhdimish­t afër, rrinte me të, bisedonte, jo vetëm në punë e nëpër mbledhje, por edhe në kohën e lirë. Pse për fejesën e të birit erdhi me dëshirën e tij katër pasdite me radhë në takim me Enverin, në shtëpinë tonë dhe foli lirisht më të? Pra, ishte vetë Mehmeti që nuk ka dashur ose nuk ia ka mbajtur të fliste për atë çështje, që paskësh pasur lidhur me Ramizin. Dhe tani para ikjes "ankohet" se nuk i paskëshin krijuar kushtet për të folur. Dihet që mes Mehmetit dhe Ramizit ka pasur herë pas here ndonjë fërkim për çështje ideologjik­e. Të dy ishin të ndryshëm në formimin dhe karakteret e tyre saç është sektarizmi nga liberalizm­i. Kur në Plenumin e 4t të KQ, 1973, kur raportin për shfaqjet e huaja e mbajti vetë Enver Hoxha, Ramiz Alia bëri autokritik­ë për gabimet që kishin ndodhur në fushën e artit e të kulturës, duke pranuar që kishte munguar kujdesi i duhur nga ana e tij si sekretar i KQ për ideologjin­ë dhe kulturën. Mehmeti gjeti rastin në këtë Plenum të sulmonte Ramizin, duke u përpjekur ta përfshijë atë në "grupin armiqësor' të Todi Lubonjës e Fadil Pacramit, por për çështjen në fjalë nuk tha gjë. Për ato që ai ngriti në Plenum për Ramizin, Enver Hoxha e kundërshto­i Mehmetin sepse ato nuk qenë të asaj shkalle që të barazohej me të tjerët. Po ashtu, Enveri i kujtoi Mehmetit se këto gabime të Ramizit nuk ishin gjë në krahasim me gabimet dhe fajin politik që vetë Mehmeti bëri në 1953, duke iu qarë ambasadori­t sovjetik në Tiranë e duke i kërkuar ndihmën e tij e megjithatë, në atë rast Enveri jo vetëm nuk e dënoi Mehmetin, por madje e bëri Kryeminist­ër. Si duket, kjo mbrojtje që Enveri i bëri Ramizit në Plenumin e Katërt të Partisë nuk i pëlqeu fare Mehmetit. Duke kujtuar që akuzat e tij në rrafshin e ideologjis­ë e të artit nuk pinë ujë, Mehmeti ka menduar se po të hidhte në tavolinë këtë akuzë të re ndaj Ramizit për veprimtari armiqësore, do të errej si tradhti politike kombëtare. Prandaj atëherë nuk foli, por e ruajti ta përplaste në një letër si kjo në çastet e fundit. Duke kapërcyer me indiferenc­ë përbetimet e Mehmetit për miqësinë dhe luftën e përbashkët, Enveri ndalej në ata paragrafë që dukeshin enigmatikë ose të shkruar në gjendje përçartjej­e. Në një moment shpërtheu sikur pyeste veten: "Ç'do të thotë ky kur shkruan ' unë e bëra detyrën time me të vetmen mënyrë që m'u dha mundësia - vetëvrasja'"? Më pas komentonte me zë të lartë : "Ku është parë që vetëvrasja qenka detyrë partie?! Dhe thotë se… po vdiska për partinë, duke më lënë amanetin që "të ruaj partinë dhe socializmi­n…"! Po pse ia hoqi vetes? Si bashkëluft­ëtar ai duhet të rronte "që ta ruante partinë dhe socializmi­n". Pasi bëri një pauzë të shkurtër, dëgjova të lexonte me zë: "Po e lë jetën për partinë, se nuk më latë rrugë tjetër për ta mbrojtur…" Dhe prapë Enveri komentonte: "Po cila ishte kjo rrugë tjetër, si nuk i paskam krijuar kushte që të thoshte të vërtetën. Po cilën të vërtetë, kur ne shiheshim ditë e natë? Çfarë lloj kushtesh duhej t'i krijoja?" Mendohej e mendohej e përsëri lexonte: "Po lë jetën për partinë… që të mësosh të vërtetën…"(!) Shkëpuste sytë nga letra Enveri dhe pyeste veten: "Si u mësuaka e vërteta duke vdekur?!" Pastaj Enveri u ndal tek ajo pjesë e letrës ku Mehmeti, çuditërish­t, disa çaste para vdekjes, para se të vriste veten, kujtoi se 21 vjet më parë kur u prishëm me Moskën, R. Alia i paskësh thënë: "Pse vetëm ne qenkemi të vetmit marksistël­eninistë?", domethënë që Ramizi nuk ishte dakord që u ndanë e revizionis­tët hrushovian­ë. Dhe pas kësaj, Mehmeti shtonte duke u ankuar se Enveri nuk i paska krijuar kush- PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.