Panorama (Albania) : 2019-09-30

DOSSIER : 17 : 17

DOSSIER

PANORAMA 17 DOSSIER 30 2019 E HENE SHTATOR D O S J A S E K R E T E E K S K L U Z I V E E thotë Skënderi, shoku Enver. Më fal se të preva fjalën. Ky thotë kështu, që babai, mbasi na u rekomandua që të bëhej fejesa pas vdekjes së Hysni Kapos, erdhi në punë në Komitetin Qendror. Fejesën ne deshëm ta bënim në 1980, por ai e shtyu se na tha që nuk e kam të sigurt për ç’arsye po hiqem tani si ministër i Mbrojtjes, prandaj ti, bir, mos vepro njëherë. Mirëpo, kur erdhi me punë në Komitetin Qendror dhe filloi nga aktiviteti tha se jam hequr për të forcuar punën këtej dhe e porositi djalin ta fillonte përsëri çështjen e fejesës. Në këtë kohë, urdhrin për helmim e kishte marrë, helmi kishte ardhur, mirëpo kur doli çështja e fejesës, Partia nuk e lejoi, ky ngarkoi Skënderin të vente t’i çonte Rajsit, aty nga data 12 shtator një letër nga ana e tij për ta njoftuar që fejesa që kishin rekomandua­r amerikanët, u prish nga udhëheqësi, i cili e ka konsiderua­r këtë veprim gabim, si dy vija në Parti, prandaj babai tani është në një gjendje shumë të rëndë dhe më porositi t’u them se duhet bërë ndonjë incident, ndonjë shantazh, për ndryshe situata për të është e rëndë. Vetëm një incident… Incidentin e kërkonte ky. Po, incidentin ia kërkonte Rajsi, Mehmetit. Vetëm ndonjë incident ose ndonjë shantazh mund ta çojë çështjen e fejesës në plan të dytë dhe ta ngrejë përsëri autoriteti­n tim atje ku doni ju. Unë jam dakord i përgjigjet Rajsi, pastaj ai iku për në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe, kur u kthye, iu përgjigj se edhe ata, amerikanët, ishin dakord, por me një kusht, që incidenti të zbulohej dhe Shqipëria t’i përgjigjej. HEKURAN ISAI: ENVER HOXHA: HEKURAN ISAI: E bën Jugosllavi­a këtë. E bën Jugosllavi­a këtë si duket edhe me ndonjë mënyrë tjetër. Ky thotë se edhe me nëndetëse mund të bëhet incidenti. Dhe nëndetësja që erdhi, mundet në 13 shtator, ditën e bisedës me Rajsin. Mirëpo, kjo kohë është shumë e shkurtër, prandaj ky mund të ketë biseduar më përpara dhe ngul këmbë se biseda duhet të jetë bërë nëpërmjet Skënderit. Kështu erdhi nëndetësja, u bënë shantazhet dhe si ky ushtarak do ta merrte veten nga kjo ngjarje ndërsa fejesa do të kalonte në plan të dytë, se nuk ish koha për t’u marrë me këtë çështje. ENVER HOXHA: HEKURAN ISAI: Vijon... PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.