Panorama (Albania) : 2020-08-04

SOCIALE : 14 : 14

SOCIALE

PANORAMA 14 4 2020 E MARTE GUSHT P R O V I M E T E M AT U R E S K A L E N D A R I KALENDARI I APLIKIMEVE Matura 2020, datat e provimeve për mbetësit Maturantët mbetës të këtij viti në një nga provimet e maturës, ata që ngelën në vitin shkollor, maturantët e para 2020- ës, si dhe maturantët që mbaruan shkollën e mesme jashtë vendit, janë katër kategoritë që mund të bëhen pjesë e sezonit të vjeshtës. Ato nisin në fund të këtij muaji, më 24 gusht, me gjuhën e huaj, dhe vijojnë çdo tri ditë deri më 3 shtator, kur jepet provimi i fundit, ai me zgjedhje. Datat janë të njëjta si për maturantët e gjimnazeve të përgjithsh­me, ashtu edhe ato të atyre profesiona­le, me përjashtim të lëndës me zgjedhje që këta të fundit e kanë të përcaktuar më parë: "Teori profesiona­le e integruar". Përveç kësaj jave, portali i maturës do të rihapet edhe një herë për maturantët e vjetër dhe ata që kanë përfunduar shkollën jashtë vendit, në datat 21 deri në 23 gusht. Por më parë, drejtori i shkollës duhet të ketë dërguar listën e kandidatëv­e që do të marrin pjesë në provime deri më 21 gusht me qëllim për të përcaktuar qendrat dhe mjediset ku maturantët do të testohen. Në kuadër të situatës së rëndë shëndetëso­re, provimet do të zhvillohen nën masa strikte. Maturantët duhet të paraqiten në provim më maskë e doreza. Edhe pse nuk do të ketë dyndje maturantës­h si në qershor, shkollat do të duhet të hartojnë plane veprimi për mbarëvajtj­en e procesit, që nga hyrja në derën e shkollës deri në uljen e të rinjve në banka, duke respektuar largësinë e duhur. Edhe për sezonin e vjeshtës struktura e testit si dhe mënyra e zhvillimit do të jetë e njëjtë me atë të sezonit të parë. Ndonëse testet do të jenë të gjitha me alternativ­a, 2- orëshi i gjykuar mjaftueshë­m në krye të herës, nuk do të jetë në fuqi. Gjashtëdhj­etë pyetjet me alternativ­a do të duhet të plotësohen për 2 orë e 30 minuta në provimin që nis në 10: 00. PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.