Panorama (Albania) : 2020-08-04

DOSSIER : 20 : 20

DOSSIER

PANORAMA 20 DOSSIER 4 E MARTE GUSHT 2020 D I T A R I I K R Y E H E T U E S I T S H K R I M T A R I QEMAL LAME Po të rrimë pasivë, edhe opinioni shoqëror do të na dënojë. Armiqtë do të inkurajohe­n. Do të na sulmojnë hapur me propagandë­n e tyre. Do të nxiten arratisjet jashtë shtetit nga diplomatët, ata që shkojnë me shërbim. Ata që mbajnë veshët hapur dhe i kanë sytë nga Perëndimi, do të marrin rrugën për t'u arratisur. Ta ndalojmë në kohë këtë pasojë Më duhet të rikujtoj dhe të sqaroj se në 9 maj 1990 u miratua Reforma Kushtetues­e, si dhe u bënë ndryshimet në Kushtetutë, Kodin Penal dhe ligjet e tjera. Arratisja si krim kundër shtetit, në formën e tradhtisë ndaj atdheut, është shfuqizuar. Largimi i paligjshëm nga kufiri shtetëror apo refuzimi i punonjësit zyrtar për t'u kthyer në atdhe vlerësohen si kundërvajt­je penale nga Kodo Penal. U shfuqizua neni 47, "germa gj", I tradhtisë ndaj atdheut për këto vepra penale. Mendoj të theksoj edhe këto momente thelbësore: E para, çështja nuk duhet analizuar, hetuar dhe gjykuar politikish­t. Në rast se njoftohet zyrtarisht se janë filluar hetimet, po hetohet dhe do të gjykohet Ismail Kadare në mungesë, shteti është e domosdoshm­e të publikojë, të analizojë dhe të dëshmojë konkretish­t bazueshmër­inë ligjore, sipas Kushtetutë­s, Kodit penal dhe Kodit të Procedurës Penale. Juridikish­t dhe Politikish­t, kërkohet që masat shtetërore që merren nga organet e drejtësisë të jenë në radhë të parë të bazuara në ligj dhe në prova konkrete. Ndryshimet në Kushtetutë dhe në Kodin Penal janë të njohura në vendin tonë dhe ndërkombët­arisht. Juristët tanë, si edhe ata në Francë, do të kuptojnë menjëherë se nuk ka vepër penale me përmbajtje armiqësore. Azili politik është çështje e rëndë politike, por në kushtet konkrete nuk ka vepër penale armiqësore. Nuk mund të arsyetohet ligjërisht kërkesa si veprimtari armiqësore. Së pari, ajo do të ishte në kundërshti­m me ligjin tonë penal dhe procedural. Së dyti, të jemi të ndërgjegjs­hëm për pasojat e rënda politike në marrëdhëni­et ndërkombët­are dhe në opinionin publik të brendshëm e të jashtëm. Në median ndërkombët­are do të njoftohet menjëherë përfundimi logjik se Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë deklaroi zyrtarisht se: "Ismail Kadare akuzohet si armik e tradhtar në Shqipëri. Ismail Kadare cilësohet zyrtarisht nga vetë Shqipëria si ' disident': ' Ismail Kadare është disidenti shqiptar". Ramizi më pa me vëmendje, u mendua disa çaste dhe pastaj reagoi menjëherë i shqetësuar: - Na hodhe një bombë në këtë bisedë, shoku Qemal. Përse arrin në këtë përfundim? - Shoku Ramiz, me përgjegjës­i profesiona­le ligjore dhe politike theksoj se kështu do të ishte përcaktimi objektiv që do të mund të bëhej nga politika dhe media ndërkombët­are në rast se Perëndimi do të ketë objektiv të propagando­jë Ismail Kadarenë si disident politik dhe të rekomandoj­ë për çmimin "Nobel". Është me vend të reflektojm­ë edhe në qëndrimin e shteteve perëndimor­e për disidencën e shkrimtarë­ve sovjetikë dhe të vendosim për masa të rënda që dëmtojnë vetë politikën tonë. - Si mendon konkretish­t? - Ta vlerësojmë ngjarjen ashtu siç është politike, por të mos publikohen qëndrime të rrepta për ta cilësuar armiqësor veprimin e Ismailit. Kjo do të jetë me pasoja në situatën politike të brendshme, pasi opinioni është mësuar dhe pret të dënohet si veprim armiqësor kërkesa për azil. Kështu kemi vepruar historikis­ht. Në politikën e jashtme do të kemi vlerësime. Kështu mënjanohet edhe disidenca politike. - Problemet i shtron me sinqeritet­in e njohur shumë kritik, por edhe dashamirës, shoku Qemal. Dua të të kritikoj se nuk mbështet qëndrimet politike dhe masat penale, por argumentet ku bazon mendimet janë të drejta… Megjithatë, nuk mundet udhëheqja të tërhiqet nga presioni që bëhet nga perëndimi për të na marrë pushtetin. Ismaili na tradhtoi. Nuk ka cilësim tjetër.. - Mendoj se është mirë që ta diskutojmë këtë problem me qetësi dhe me argumente politike dhe juridike dhe me dimensioni­n e interesave kombëtare për letërsinë. Do të ishte e dobishme të vlerësohet edhe qëndrimi që kërkohet të mbahet nga Ministria e Jashtme. Kërkohet gjykimi i paanshëm! Kështu kuptohet e interpreto­het e vërteta për politikën dhe drejtësinë në Shqipëri. Ky do të jetë vlerësimi dhe qëndrimi përkatës politik dhe juridik, në rast se do të analizohet me objektivit­et në media, organet shtetërore dhe opinionin shoqëror. Ky është cilësimi politik dhe juridik që mund të bëhet menjëherë nga gazetarët në media ose edhe zyrtarisht nga politikanë­t dhe juristët në Francë, si dhe kudo në Europë dhe në botë. Diplomacia shqiptare është e nevojshme të reagojë në kohë për të njohur reagimet dhe mbrojtur interesat tona shtetërore. - Jemi në pozita të pafavorshm­e. Nuk e prisnim këtë dhe dhënien e çmimit "Nobel" për Pasternaku­n dhe Shollohovi­n! - Pastërnaku dhe Shollohovi i qëndruan besnikë gjithë jetën Partisë Komuniste dhe Stalinit. Ky i yni është tradhtar. Nuk është në atë rang… - Është mirë të shmanget reagimi me qëndrimin politik kundër Ismailit, shoku Ramiz. Ndryshe, del natyrshëm disidenca letrare dhe ajo politike. - Me këtë arsyetim, ke të drejtë shoku Qemal. Reagimi me formulimet politike do të krijojë këtë situatë rënduese për neve. - Ka edhe një problem tjetër, shoku Ramiz! - Konkretish­t! - Politikish­t do të detyrohemi të deklarojmë qëndrimin politik, për vetë karakterin e azilit politik. - Ky, është problem që na përplaset në fytyrë! - Po, shoku Ramiz. Jemi të detyruar të përgjigjem­i! - Do ta bëjmë menjëherë sot. - Azili politik i shkrimtari­t është edhe një goditje e drejtpërdr­ejtë e politikës zyrtare. Juve ju kërkohet të mbroni politikën tuaj për reformat demokratik­e të shtetit e të shoqërisë. - Nuk do të lejojmë që të vihen në dyshim reformat e ndërmarra. - Pikërisht, këtë mendoj dhe unë, shoku Ramiz. Që të dëshmohet vendosmëri­a në reformat për demokratiz­imin, është e nevojshme të tregohemi të kujdesshëm  PRINTED AND DISTRIBUTE­D BY PRESSREADE­R PressReade­r. com + 1 604 278 4604 ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY . ORIGINAL COPY COPYRIGHT AND PROTECTED BY APPLICABLE LAW

© PressReader. All rights reserved.